Pronarët e lokaleve në zonën e “Lungomares” kanë paralajmëruar sot mbylle të bizneseve, në shenjë proteste kundër orës policore 22:00.

Mbrëmjen e kaluar ka pasur përplasje me policinë, teksa pronarët kanë vendosur në orën 22:00 himnin kombëtar në lokalet e tyre, si një mënyrë për të kundërshtuar mbylljen e bizneseve në orën 24:00.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se mbrëmjen e kaluat policia ka shoqëruar katër persona mbrëmjen e kaluar dhe një prej të shoqëruarve ka qenë bashkëshortja e pronarit të një biznesi në Vlorë. Më tej bizneset e tjera janë solidarizuar dhe janë mbledhur para komisariatit duke kërkuar lirimin e tyre.

Shtyrjen e orës policore, fillimisht kanë qenë pronarët e bizneseve në zonën e Lungomares që e kanë kërkuar, por më pas iu janë bashkuar dhe bizneset e tjera në qendrën historike. Ndërsa sot janë pronarët e lokaleve në zonën e Lungomares që kanë paralajmëruar se do të mbyllin bizneset në shenjë proteste.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb