Sot data shënon 25 dhjetor, ose përkthyer ndryshe një nga ditët më të rëndësishme në besimin e krishterë, dita e lindjes së Jezu Krishtit.

Besimtarët ortodokse dhe katolikë në shqipëri këto Krishtlindje i kanë gjetur ndryshe nga herët e tjera, diktuar nga pandemia e cila ka sjellë dhe masa kufizuese.

Ditën e djeshme është mbajtur vetëm një meshë në Katedralen e ”Shën Palit” me një numër të caktuar besimtarësh pjesëmarrës. Nga ana tjetër Kryepeshkopi i ortodoksëve, Anastas bëri thirrje që mos ketë pjesëmarrje masive për këto Krishtlindje dhe madje as të festohet gjerësisht familjarisht e me miq për shkak të përhapjes së COVID-19.

Sot Katedralja Ortodokse ”Ngjallja e Krishtit” mban një meshë gjithashtu për Krishtlindjen, me numër të kufizuar pjesëmarrësisht duke respektuar protokollet e sigurisë ndaj COVID-19.

E njëjta situatë paraqitet në gjithë botën, madje vende të cilat janë me popullsi shumicë të krishterë kanë marrë masa të forta që mos lejojnë grumbullimet apo mbledhjet masive familjare për Krishtlindje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb