Ish-deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri ishte në varrezat e Kllogjerit ku përkujtoi 76 vjetorin e gjenocidit ndaj popullsisë së Çamërisë. Tahiri tha se çështja çame ka vetëm një zgjidhje rikthimin në trojet e tyre dhe marren e pasurive që iu përkasin.

“Sot në 27 qershor po kujtojmë të gjitha ato jetë njerëzish të pafajshëm që humbën jetën, një ditë e cila u vendos në parlamentin shqiptar në 1994 nga deputeti i ndjerë Abedin Elmazi dhe nga Presidenti asaj kohe Sali Berisha. Në këtë ditë do kujtojmë dhe ata që nuk vdiqën nga gjenocidi të cilët kanë qenë të shumtë përgjatë viteve që pasua. Komuniteti çam është një komunitet punëtor që ia ka dalë dhe do të dalë mbanë.”, tha Tahiri. Ai shtoi se pati një numër të kufizuar pjesëmarrësish në përkujtim, për shkak të situatës me koronavirusin.

“Dua t’i kujtoj disave që vërtetë jemi mbledhur për të kujtuar të vdekurit por jo për të gënjyer të gjallët. Thirrja ime është: Do i bëjmë presion qeverisë të bëjmë të vetmin gjyq ku do të tregojmë se komuniteti Çam se popullsia çame nuk ka qenë asnjë ditë aleate me fashizmin”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb