I shoqëruar nga bashkëshortja Liri Berisha, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve ku do të zhvillohet sot Kuvendi i PD-së, i thirrur nga Komisioni i Rithemelimit.

Në një prononcim të shkurtër ai tha për mediat se kjo e sotmja është një ditë me rëndësi, pas ditëlindjes së dytë të PD-së.

“Së pari një përshëndetje të përzemërt të gjithë delegatëve, mbi 40 mijë anëtarëve që morën pjesë në këtë proces, zgjedhësve shqiptarë. Kjo është një ditë e një rëndësie të madhe pas ditëlindjes së dytë të PD-së në konstituimin e forumeve të saj si opozitë e vërtetë shqiptare.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb