TIRANË- Në seancën e sotme plenare pritet të diskutohen një sërë projektligjesh. Mes tyre është dhe ai për “Për arsimin dhe formimin profesional”, si një ndër çështjet kryesore të parashikuara për diskutim në seancën e sotme të Kuvendit.

Projekti u shty për sot nga seanca paraardhëse pas kërkesës së opozitës, që kërkoi më shumë kohë për konsultimin e draftit me grupet e interesit. Në rendin e ditës së seancës së sotme janë dhe ndryshimet në ligjin “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme”, i shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar, si dhe pr/ligji “Për pronësinë industriale”.

Por, siç është bërë e zakonshme, temat nga aktualiteti pritet të zënë kohën më të madhe të debatit në parlament, duke spostuar çështjet e rendit të ditës nga diskutimi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: