Nëse ka një fustan ikonik në garderobën e Lady Diana është pikërisht mini-fustani i zi prej mëndafshi i veshur në qershor të 1994, pikërisht pak ditë para 33 vjetorit të ditëlindjes së saj, në 1 korrik.
Jo një ditë e rastësishme sepse në një njëjtën orë vetë Princi Charles pranonte publikisht në televizin, për herë të parë, që e kishte tradhtuar Lady D.
Për të gjithë fustani i zgjedhur prej saj u bë ‘Reverenge dress’ fustani i hakmarrjes, me të cilin princesha donte të tregonte të gjithëve që ishte një femër e bukur, e lirë (pavarësisht marrëdhënies jashtëmartesore të bashkëshortit).
Nga ajo ditë, sipas asaj që analizuan mediat angleze, stili i Dianës nuk ishte më i njëjti. Dy vite më pas , në 1996, Lady Diana u divorcuar nga princi Charles dhe u transformua në një femër ekstremisht glamour. Në 31 gusht të 1997, në moshën 36 vjeçare ajo vdiq në një aksident automobilistik në tunelin e Pont DE Alma në Paris, së bashku me të dashurin e saj Dodi Al-Fayet.
Diana Spencer lindi në 1 korrik 1961 në Sandringham. Në 1977, në një moshë shumë të re, 16 vjeç, ajo u njoh me Princin Carlo, që në atë kohë ishte 30 vjeç. Katër vjet më vonë, në 1981 ai i kërkoi të martoheshin. Dhe në 29 korrik 1981 ata u martuan. Ja një galeri me disa nga fotot e Lady Dianës.
(da.xha/BalkanWeb)