TIRANE

Vdekja e aktorit të humorit trishtoi të madh e të vogël, ata që e shihnin nga afër apo ata që e njihnin përmes humorit të tij. Kanë qenë të shumtë personazhet e njohur që përmes mesazheve të tyre kanë shprehur ngushëllime dhe keqardhje për humbjen e aktorit të madh të humorit. Mes tyre është dhe këngëtarja shqiptare, Aurela Gaçe.

“Lotojmë kur humbasim familjarë e miq të afërt ,por sot lotova për këtë figurë, këtë kolos të humorit tonë, këtë njeri që me mjeshtërinë e tij na ka dhuruar kaq shumë të qeshura.

E qeshura thonë se të zgjat jetën, prandaj i them faleminderit që e bëre për ne, edhe e bëre ne kohë shumë të zymta për Shqiptarët ! Unë i di përmendësh të gjitha rolet, batutat, mimikat …dhe tani në këtë moment po shoh një nga filmat ku luan Koço Devole.

Po i tregoj vajzës time 9-vjeçare se e kemi këtë pasuri. Them e kemi, sepse disa njerëz largohen vetëm fizikisht. Faleminderit për çdo të qeshur na dhurove, shkolle aktrimi ! U prehsh në paqe !”-shkruan këngëtarja shqiptare.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb