Jepet sot masa e sigurisë për 10 personat e arrestuar për protestën tek ‘Unaza e Re’, mes të cilëve është dhe ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, pasi akuzohen se kanë bllokuar rrugën. Para gjykatës përveç banorëve të “Astirit” ndodhen edhe përfaqësues të opozitës.

Ndërkohë, Prokuroria ka kërkuar ‘arrest me burg’ për të gjithë të arrestuarit përfshi edhe Balliun.
Nga prokurori Robert Kote dhe Denisa Hasko janë paraqitur si prova raport shërbimet e policisë dhe pamje filmike të mediave online.

Në një prononcim për Dorjana Bezat, gazetaren e “News24’ dhe “BalkanWeb” nënkryetari i PD-së Edi Paloka deklaroi se arrestimet janë të padrejta dhe se pas tyre qëndron kryeministri Edi Rama.

“Ndalimi s’ka nevojë për koment. Janë arrestime të urdhëruara nga Rama. Në gjithë këtë periudhë që protestojnë të mbrojtur shtëpitë e tyre kanë vuajtur terrorin, dhunën e policisë të urdhëruar nga Rama. Në vend që në burg të ishin Tahir, Gjinkur, që kanë zhgërryer duart pas Ramës, futen këta banorë. Në radhë të parë nëse nuk vendoset drejtësia, jo vetëm për çështjen e ‘Unazës së re’, gjërat po shkojnë keq e më keq. Ndaj duhet të reagojmë”, tha Paloka. Kujtojmë se me ndryshimet në Kodin Penal, vepra penale e bllokimit të rrugës rrezikon deri në 3 vite burg.

TË ARRESTUARIT
1-Ruzhdi Maqinaj
2-Safet Maksuti
3-Benard Nezha
4-Kujtim Ylli
5-Bajram Noka
6-Agron Thaçi
7-Artan Muçmata
8-Klevis Balliu
9-Dritan Noku
10-Andi Sharra
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb