Ish-kryeministri Sali Berisha mban sot Foltoren e katërt në Durrës dhe për organizimin kërkon mbështetjen e të rinjve të qytetit bregdetar.

Ai ka publikuar disa foto me kryetarin e FRPD, Artion Bajramin dhe të rinj të tjerë të kësaj structure.
Për Berishën, PD fiton vetëm e bashkuar.

Ndërkohë kryetari i degës së PD në Durrës, Xhaferraj më 11 shtator e konsideroi vendim të duhur përjashtimin nga Basha të Sali Berishës prej grupit parlamentar.

STATUSI NGA SALI BERISHA

Me Artion Bajramin, kryetarin dhe te rinjte e FRPD se Durresit. Ftoj te rinjte e Durresit te marrin pjese ne Foltoren “Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur” qe mbahet sot ne ora 18:00 ne Pallatin Akeksander Moisiu.
Vetem te bashkuar fitojme! sb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb