Emri i Gentian Sharrës, sot person i arrestuar pas megaoperacionit ‘Plumbi i Artë’ është përfshirë në një ngjarje kriminale, siç është grabitja e Rinasit. Ngjarja në fjalë ndodhi më 9 prill të 2019-ës në pistën e aeroportit të Rinasit ku u morën rreth 10 mln euro.

Gazetarja Klodiana Lala asokohe kontaktoi me telefon me pronarin e servis “Genti”, Gentian Sharrën, që ndodhej në rrugën e vjetër Elbasan-Rrethrrotulimi i Bradasheshit, aty ku dyshohet se u modifikua enkas për grabitjen furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.
Pronari i servisit, konfirmoi në atë kohë se biznesin ia kishte dhënë me qira shtetasit Eldi Çala.

“Nuk kisha shumë punë dhe ia dhashë me qira shtetasit Eldi Çala. Nuk kisha kontratë noteriale me të. Nuk kam dijeni për aktivitetin e paligjshëm që është kryer në këtë servis”, tha ai në 2019-ën për gazetaren Lala.

Ditën e sotme Sharrës bashkë me të vëllain, Mustafa, i janë sekuestruar pasuritë.

(Video ku flitet per servisin)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: