Teksa sot është nata e fundit e festës së Birrës, fluks i madh automjetesh drejt Korçës. BalkanWeb mëson se trafik i rënduar paraqitet në Qafa e Thanës deri në qytetin e serenatave.

Kur për 4 ditë qyteti juglindor i Korçës ka qenë në festë, qytetarët padyshim që nuk mund të mos ishin të pranishëm edhe për natën përmbyllëse të koncertit, dhe mbrëmjes plot surpriza.

Kujtojmë se sot, në natën e fundit të Festës së përvitshme të Birrës, do të performojnë këngëtari me famë botërore Goran Bregoviç, grupet muzikore “Hot Club Tirana”, “Wedding and Funeral Band” si dhe Kori Lira.

Në këtë muaj të nxehtë, tradita e festës së birrës në Korçë vijoi edhe më bukur se vitet e kaluara, tashme ne vitin e 15 te organizimit.

Simboli i qytetit “Birra Korça” por edhe birra “Tirana” mes birrave të tjera shkëlqyen në 24 stendat e ngritura duke u kthyer ne pikat e referimit për mijëra turistë shqiptarë dhe të huaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: