Goran Bregoviç do të ndezë sot në mbrëmje skenën e Festës së Birrës në qytetin e Korçës.

News24 do të transmetojë live koncertin që do të japë këngëtari i mirënjohur në gjithë Ballkanin dhe përtej teksa fillimisht do të performojë këngën e njohur shqiptare “Kosovska”.

Bregoviç pritet të dalë pas orës 22:00 teksa koncerti zhvillohet tek terminali i autobusave në Korçë.

Me këngëtarin Bregoviç do të mbyllet dhe nata finale e Festës së Birrës e cila pritet të ketë një pjesëmarrje masive si asnjëherë më parë.

Në katër netët e para, Korça ka festuar si asnjëherë më parë në Festën e Birrës, ku nuk ka munguar Birra Korça e Tirana të cilat kanë qenë nga më të pëlqyera nga qytetarët dhe këtë vit kanë thyer edhe pritshmëritë falë interesimit të jashtëzakonshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb