Teksa pritet të nisë nata e parë e Festivalit të 59-të në RTSH, një konkurente tërhiqet nga gara. Gazetarja Fatmira Nikolli raporton për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për këngëtaren Manjola Nallbani.

Kjo e fundit ka treguar se tërheqja vjen për shkak të problemeve shëndetësore, pasi ka kaluar Covid.

“Uroj te jeni mire me shendet! Une jam terhequr nga Fest sepse gjate kohes qe beheshin prova dhe pergatitje nga konkurentet e tjere une kam qene ( familjarisht) me covid. Pervec kesaj, tani jam me mire por kryesorja qe fest do te mbahet jashte ne shesh dhe une nuk mund te rrezikoj shendetin perseri ne nje kohe qe jam duke u rikuperuar dhe duhet te kem shume kujdes. Faleminderit e cdo te mire?”, sqaron Nallbani për “BalkanWeb”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb