Operatori i Sistemit të Transmetimit ka bërë një njoftim të rëndësishëm, ndërsa ka vënë në dijeni qytetarët se ditën e sotme do të ketë ndërprerje të energjisë në disa zona të Laçit. Në një njoftim për mediat, OST thekson se shkak i ndërprerjes do të bëhen punimet për rehabilitimin e nënstacionit Laç 2.

Kështu, pa energji elektrike, duke nisur nga ora 8:00 deri në orën 16:00 do të jenë; Pompat e Ujësjellësit Fushë Kuqe, Fushë Kuqe Qender, Kisha-Gurrëz, Patok, Gryk Lumi, Barbullojë, Gajush, Shenkoll, Tale, fshatrat Dilknisht, Leftere, Selitë, Vinjollë, Daul, Skuraj, Gernac, Gallatë; Lagjet 6 dhe 4 në Laç, fshatrat Milot, Mali i Bardhë, Shete, Skuraj, Mal dhe Fushë Milot, Shullaz Kodër dhe Fushë.

NJOFTIMI I OST
OST, punime në NST Laç:
Zonat pa energji elektrike
Operatori i Sistemit te Transmetimit (OST) do të kryeje me 23 Maj (e merkure) punime të rëndësishme per rehabilitimit e NST Laç 2, të programuara më heret.
Nderhyrja në këtë nenstacion do të kërkoje stakimin e linjave elektrike nga 08:00’ deri ne oren 16:00, duke prekur zonat:
Pompat e Ujësjellesit Fushë Kuqe, Fushë Kuqe Qender, Kisha-Gurrëz, Patok, Gryk Lumi, Barbullojë, Gajush, Shenkoll, Tale, fshatrat Dilknisht, Leftere, Selitë, Vinjollë, Daul, Skuraj, Gernac, Gallatë; Lagjet 6 dhe 4 në Laç, fshatrat Milot, Mali i Bardhë, Shete, Skuraj, Mal dhe Fushë Milot, Shullaz Kodër dhe Fushë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: