Banorët në zonën Malecajve janë totalisht të izoluar si pasojë e përmbytjeve nga moti i keq. Deputetja Lindita Metaliaj e cila ndodhej në këtë zonë, bëri thirrje për ndërhyrje emergjente, pasi banorët janë të bllokuar.

Gjithashtu ai theksoi se nga ana  e qeverisë ka zero mbështetje dhe se sipas saj institucionet duhet të lënë propagandën dhe t’u shërbejnë banorëve të zonës.

“Janë afër 50 familje që janë të shkëputura pa mbështetje, janë në izolim të plotë. Edhe në kohë të komunizmit këto banorë kanë qenë në internim, por edhe sot në 2022 këto banorë janë në internim nga Rilindja. Sa kohë që kryeministri i vendit nuk ka vëmendje të qytetarët nuk ka zgjidhje, Në Balldre duhet të ndërtohet një hidrovor i ri. Edi Rama nuk investon në hidrovorin që është jetik dhe emergjente. E turpshme se si kryeministri Rama tenton të godasë median që përcjellin zërin e qytetarëve, por e turpshme edhe që bashkia u bashkua kësaj deklarate. Shpallja e emergjencës së fatkeqësisë natyrore duhet të ishte bërë. Institucionet të lënë propagandën , por të mbështesin qytetarët. Përmbytja është në ditën e katërt dhe nuk dihet se sa do të zgjasë. Emergjenca ka ardhur dje për të kryer ritet mortore për një banorë të zonës dhe ishte e domosdoshme edhe ndërhyrja e forcave të ushtrisë”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb