Zvicër- Sot në Gjenevë të Zvicrës do të mbahet një protestë kundër ndalimit të padrejtë të gjeneralit të Ramush Haradinaj, si dhe moslirimit të plotë të tij nga Franca. Shoqëria “Lëvizja” e konsideron ndalimin dhe mbajtjen nën arrest të Ramush Haradinajt, një akt politik dhe kërkon lirimin e menjëhershëm e të pakusht të tij. Shoqëria “Lëvizja” e mbështetë këtë protestë legjitime dhe fton të gjithë anëtarët e simpatizantët e saj që t’i bashkohen kësaj proteste. Protesta fillon nga ora 14:00, në këtë adresën Plaine de Plainpalais CH-1205 Geneve, njofton kryesia e Shoqërisë “Lëvizja” – Dega në Zvicër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb