TIRANE

Sot ajo është një nga artistet më të famshme në tregun ndërkombëtar të muzikës. Por dikur Bebe Rexha përveç dëshirës për t’u bërë një yll i muzikës, nuk posedonte kushtet e mjaftueshme për të bërë si duhet rrugëtimin e saj artistik.

Në një intervistë të fundit për “Interview Magazine”, artistja me origjinë shqiptare ka treguar se kur ishte fëmijë kishte dashur të luante në piano, por prindërit esaj nuk kishin mundësi që t’ia blinim.

“Kam luajtur në trumpetë për tetë vjet dhe isha në një grup xhazi. Kam filluar të mendoj për atë kohët e fundit sepse në disa nga këngët në album, si “Die Fo A Man”, kur këndoj meloditë e mia… Unë me të vërtetë mendoj se ato erdhën duke i rënë trumpetës.

Doja shumë të luaja në piano, por prindërit e mi nuk kishin mundësi dhe nuk kisha si ta mësoja. Instrumenti i vetëm që mbeti falas për t’u mësuar në shkollë në New York City ishte trumpeta. Unë isha aq e trishtuar sepse kisha proteza në dhëmbë. Më pëlqente shumë Gwen Stefani dhe No Doubt”, ka thënë 31-vjeçarja.

Bebe Rexha është rritur në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb