Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se SPAK nuk e ka bërë punën si duhet, sepse ka dështuar në hetimin si grup i strukturuar kriminal të rastit të Inceneratorëve, ndërsa ka hetuar si të tillë ata që mbollën hashash apo kalimin e paligjshëm të kufirit.

Lala shtoi se kushdo që të zgjidhet në krye të Strukturës së Posaçme Anti korrupsion, do të jetë i paragjykuar.

“Cilido nga 3 emrat është paragjykuar, askush nuk do të thotë dot nesër që erdhi në krye të SPAK një njeri i pavarur. Personalisht mendoj se nga ana profesionale të tre i përmbushin kriteret.

Bilanci i punës së SPKA. ka një punë prej 3 vitesh, për grup të strukturuar kriminal ka hetuar me dhjetëra, ata që mbjelli hashash ata që kalojnë emigrantë në Morinë me 10 mijë lekë të vjetra, SPAK nënkupton hetim të niveleve të larta.

SPAK nën diktat sepse nuk po e heton rastin e Inceneratorëve si grup i strukturuar kriminal.

SPAK heshti dhe nuk e hetoi këtë cështje si duhet. Sot nuk e dimë rolin e Engjëll Agaçit. Procedurë e dërguar në kohë rekord, një projekt vendim është futur për miratim në Këshillin e Ministrave. Nuk e dimë rolin e ministrit Gjiknuri e cili ka lidhur një kontratë për energjinë.

Struktura e ka hetuar me parcela e jo të plotë këtë çështje.

Pritshmëritë e shqiptarëve tek reforma në drejtësi e SPAK kanë qenë të larta por rezultati ka qenë i ndryshëm.

SPAK ka lindur i vdekur. Bllako dhe Koka janë drejtuar edhe nga drejtësia e mëparshme, si Spiro Ksera.

Problemi është që fatkeqësia më e madhe është kushdo që do të drejtojë SPAK do të jetë i paragjykuar”, u shpreh ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: