TIRANE

Ka ndërruar jetë sot, në moshën 99-vjeçare Nexhmije Hoxha. Hoxha ndërroi jetë në banesën e saj në Laprakë. Nexhmije Hoxha ishte e veja e diktatorit Enver Hoxha dhe ish-drejtoresha e Institutit të Studimeve Studimeve Marksiste-Leniniste pranë Komiteti Qendror të PPSH-së.

Pak minuta më parë edhe Rezarta Shkurta nusja e nipit të Nexhmijes, Ermalit ka postuar në Instagram një video të vajzës së saj Herës me stërgjyshen, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh.

“Pata fatin të njohë një zonjë “Histori”. Një gjyshe e stërgjyshe të dashur. Një grua shekullore për nga mosha, fuqia dhe dija e saj. Një grua luftarake deri ne fund! Kujtimet dhe përshtypjet e para që kam për Nexhmije Hoxhen ishte përpikmërija. Oraret e sakta pa lëvizur sekondi, në zgjimin , vaktet, takimet apo kur ulej te shkruante kujtimet e saj. Për mua aso kohe por edhe sot ishte dhe është e pabesueshme se si një njeri për aq vite me aq përpikmëri të organizonte jetën e saj. Me pas pata fatin te isha fotografja personale. Ndërkohë që e fotografoja këtë zonje 99-vjeçare, pasi me kish cituar me përpikmëri se si e dëshironte foton, apo korrigjonte në mënyrë të detajuar këndet fotografike, kuptoja se jo rastësisht kjo zonje kishte bërë Histori. Një nga planet e saj, ishte te realizonte librin e saj te fundit “ Përjetime dhe meditime në jetën time politike” e me pas e qeshur thoshte mund te iki nga kjo botë. Dhe ashtu beri kjo zonje e mahnitshme, e zbatoji planin siç kish bërë gjithë jetën e saj. E forte, e kthjellet me një memorie te jashtëzakonshme, sot nuk u zgjua nga pushimi i pasdites, por la pas dashurinë dhe një trashëgimi historike. U prefsh në paqe Nena Mija!

 

View this post on Instagram

 

Pata fatin te njohe nje zonje “Histori” Nje gjyshe e stergjyshe te dashur. Nje grua shekullore per nga mosha, fuqija dhe dija e saj. Nje grua luftarake deri ne fund! Kujtimet dhe pershtypjet e para qe kam per Nexhmije Hoxhen ishte perpikmerija. Oraret e sakta pa levizur sekondi, ne zgjimin , vaktet, takimet apo kur ulej te shkruante kujtimet e saj. Per mua aso kohe por edhe sot ishte dhe eshte e pabesueshme se si nje njeri per aq vite me aq perpikmeri te organizonte jeten e saj. Me pas pata fatin te isha fotografja personale. Nderkohe qe e fotografoja kete zonje 99 vjeçare, pasi me kish cituar me perpikmeri se si e deshironte foton, apo korigjonte ne menyre te detajuar kendet fotografike, kuptoja se jo rastesisht kjo zonje kish bere Histori. Nje nga planet e saj, ishte te realizonte librin e saj te fundit “ Perjetime dhe meditime ne jeten time politike” e me pas e qeshur thoshte mund te iki nga kjo bote. Dhe ashtu beri kjo zonje e mahnitshme, e zbatoji planin sic kish bere gjithe jeten e saj. E forte, e kthjellet me nje memorie te jashtezakonshme, sot nuk u zgjua nga pushimi i pasdites, por la pas dashurine dhe nje trashegimi historike. Te prehesh ne paqe Nena Mija

A post shared by Rezarta Shkurta (@rezartashkurta) on

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb