TIRANË

Sot nuk është zhvilluar protestë për vrasjen e Klodian Rashës, ndryshe nga se kanë ndodhur në ditët më herët.

Gazetari Erjon Skëndaj raporton për “Balkanweb” se policia ka marrë masa që të mos ketë paligjshmëri.

Forcat policore janë vendosur në mbrojtje të institucioneve më të rëndësishme shtetërore.

Situata është e qetë dhe nuk ka një demonstratë. Autoboti i policisë është në gatishmëri, por nuk u ndez sot, për shkak se nuk u zhvillua ndonjë demonstratë.

Po ashtu, është bllokuar shëtitorja “Murat Toptani”, pranë qendrës.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb