Ish-kryeministri Sali Berisha nga Tepelena, ku ka nisur takimet e “Foltores”, iu ka bërë thirrje demokratëve për bashkim. Teksa ka hedhur akuza ndaj qeverisë nisur dhe nga situata ekonomike në vend, Berisha tha se duhet mobilizim për përballjen me qeverinë.

“Sot PD siç ka nevojë zogu për ajrin ka nevojë për bashkimin e saj. Ka nevojë që çdo anëtar çdo mbështetës të lerë mënjanë çdo zemër thyerje, të mobilizojmë energjitë tona për një betejë të rëndësishme, betejë me regjimin më të rrezikshëm, me regjimin që bazon veprimtarinë e tij në vjedhjen dhe krimin.
Regjimin të cilin kriza po e nxjerr përditë para shqiptarëve që çfarë fatkeqësia është për ta. Ndërkohë që nafta ne Ukrainë është 1 euro më e lire se sa në Shqipëri mijëra metra nga lufta. Prania sot këtu e demokratëve të cilët kanë pasur qëndrime të ndryshme nga njeri – tjetri është një mesash i shkëlqyer.
8 vite në opozitë, 8 vite trysni, diskriminim, pushime nga puna, kjo është një lumë sakrificash që i bashkon demokratët”, tha Berisha.

Ai deklaroi më tej se është detyra jonë dhe misioni ynë t’i shpjegojmë çdo qytetari se kjo që po ndodh nuk është nga lufta, nuk është nga natyra, por mbi të gjitha nga vjedhja e qeveritarëve.

“Nafta shitej në Milano 1.7 euro. Në Shqipëri nafta shkoi 2.2 euro. Italia nuk nxjerr naftë, Shqipëria nxjerr 1 mln ton naftë. Po nxore 1 mln naftë dhe konsumon gjithsej 700-800 mijë ton, ti ke mundësi fare mirë që naftën ta fusësh në çmimet e rregulluara të energjisë dhe qytetarët e tu të mos pësojnë në këtë mënyrë. 13 vende të BE-së kanë ulur akcizat, TVSH-të apo masa të tjera për të lehtësuar qytetarët. Këtu si në asnjë vend tjetër nafta takohem me 4 taksa, 3 tarifa”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb