Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku, denoncon në “facebook” se qytetarët e Tiranës paguajnë dyfish tarifën e pastrimit për një shërbim të pakryer.

Në një postim të bërë pak para nisjes së komisionit, ku për të dëshmuar do të paraqitet sot kryeministri Edi Rama, Tabaku thekson se qytetarët po paguajnë 40.61€/ton për një incenerator që nuk ekziston!

Referuar dëshmisë së dhënë dje nga kryebashkiaku i Tiranës, kryetarja e komisionit shkruan se “Erion Veliaj mbrojti publikisht me avokati dhe gënjeshtra nën betim 45 mln euro shtesë që fiton koncesioni përmes monopolit që ai i ka siguruar”.

Postimi i plotë:

Qytetarët e Tiranës paguajnë dyfish tarifën e pastrimit për një shërbim të pakryer. Paguajnë 40.61€/ton për një incenerator që nuk ekziston!
Erion Veliaj mbrojti publikisht me avokati dhe gënjeshtra nën betim 45 mln euro shtesë që fiton koncesioni përmes monopolit që ai i ka siguruar.
Inceneratorët kanë marrë mbi 100 mln € nga taksat e shqiptarëve dhe nuk ekzistojnë.
Qeveria po i mbron në bllok, me vetmohimin e një grupi të strukturuar kriminal që duhet të mbrojë vjedhjen e saj!
Një qeveri që ka pasur dijeni se si vidhen dhe abuzohet tek inceneratorët siç edhe shkresa që bëra publike përballë dëshmitarit Agaçi tregonte!
Deri në fund! Asnjë tolerim ndaj abuzimit dhe vjedhjes së taksave të shqiptarëve!
#derinefund #elbasan #vjedhje #progresreport #abuzime #mjedisi #albania #inceneratoret #fier #euwaste #tirana #shqiperia #wastemanagement #shba #arbenahmetaj #inceneratoritirane #vjedhje #arrestime #inceneratoret #inceneratorifier #korrupsion #spak #drejtesia #erionveliaj #2022 #tirana #buxheti #inceneratorielbasan #shqiperia #ekonomia #parlament #partiademokratike #edirama

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb