SHKUP- Me iniciativë të presidentit të Maqedonisë, George Ivanov, sot pritet të takohen kryetarët e partive më të mëdha politike në vend. Takimi vjen pas pranimit të kërkesës së LSDM-së që në takim të jenë prezentë edhe ndërkombëtarët.

Alsat mëson se në takimin e sotëm krahas liderëve të partive më të mëdha politike në vend, VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së, do të marrin pjesë edhe ambasadori amerikan Xhes Bejli dhe ai i Bashkimit Evropian, Aivo Orav.

Megjithatë, dje partia LSDM, me kryetar Zoran Zaev nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këtë takim.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: