Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu deklaroi se shqiptarët kanë shumë arsye që të protestojnë sot kundër qeverisë Rama.

Teksa u pyet në lidhje me vendimin që pritet të japë sot Gjykata e Apelit për vulën e PD, ndërsa ai tha se nuk mund të vendosin këto institucione se kush është opozita.

“Kryeministri ka shpopulluar vendin, ka lënë nënat e këtij vendi me lot në sy se fëmijët janë laguar me gomone. ‘Ose drogën, ose largohu me gomone’, këtë zgjidhje iu ka lënë të rinjve. Gjykatat e Pamela Ballukut….Nuk e vendosim gjykatat se cila është opozita. Ja kush është opozita e keni në këmbë. është përballë kryeministrisë, në Vlorë, në Dibër, kjo është opozita. Nuk presim ne makinacionet dhe lojërat e shëmtuara. Gjykata ka punët e veta, por opozita është e qartë se kush është. Kryetari i PD është në krye, Sali Berisha. Do i dalim vend zotit. S’mund të lejojmë të shkatërrohet populli. Qytetarëve u vidhen paratë, një pjesë të tyre ua çon McGonigal. Kërkonin që të ekzekutonin opozitën. Qytetarët janë këtu për problemet dhe vjedhjet që u bën qeveria. Vjedh me inceneratorët, Portin e Durrësit. I dëbon të rinjtë, i largon me gomone, zgjidhni me gomone thotë, ose ejani tek droga. Të ikë me gomone vetë ai e me të gjithë shpurën që ka nga pas. Mungesa e rinisë ndjehet në shpirtin dhe zemrën e çdo nënë dhe babai. Këtë krim ka bërë Edi Rama. Rusia dhe Serbia ka pasur qëllim shpopullimin e vendit, Rama kërkon të vërë në funksion ëndrrën Putinistë. Nuk do ta lejojmë. Opozita është në krye të këtij aksioni bashkë me qytetarët shqiptarë”, tha Balliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb