Pedagogët kanë dalë sërish sot në një protestë kombëtare për plotësimin e kërkesave të tyre drejtuar qeverisë, teksa shënohet dita e gjashtë e bojkotit. Pedagogët kanë deklaruar nëse nuk do të ketë rritje të pagave, ata do të vijojnë protestën. Kreu i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi ka lexuar një letër të hapur dërguar Presidentit të Republikës, institucioneve kombëtare dhe ambasadave.

Janë nëntë kërkesa që pedagogët i kanë drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nëpërmjet një peticioni.

Protesta E Pedagogeve 2
Protesta E Pedagogeve 2

Mësohet se në peticion kërkohet të arrihet niveli i pagave të Universiteteve publike të Kosovës, brenda dy viteve me rritje 30% në tetor 2022 dhe 20 % në Tetor 2023.

Ndër të tjera SPUSH thekson se është i bindur se çështjet e renditura janë vetëm një pjesë e problematikës me të cilën përballen Universitetet Publike shqiptare sot.

Sipas tyre, adresimi dhe zgjidhja e tyre nga autoritetet qeveritare e universitare përgjegjëse është e domosdoshme për përmirësimin e kushteve aktuale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka njoftuar në lidhje me protestën kombëtare të organizuar sot nga pedagogët.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha u shpreh se duhet mbështetje totale protestës universitare,

“Sot, në ora 11:00, bojkot dhe protestë e fuqishme kombëtare universitare para Korpusit Qendror të UPT-së. Mbështetje totale protestës universitare!”, shkruan Berisha.

Kujtojmë se ditën e sotme është paralajmëruar mbajtja e protestës së radhës së pedagogëve, e cila do të jetë gjithëpërfshirëse dhe kombëtare.

Është njoftuar se tubimi do të organizohet përballë Universitetit Politeknik.

Pedagogët në vijimësi kanë kërkuar rritje të pagave dhe përafrimin e tyre me kolegët në Kosovës e rajon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb