Teksa pasditen e sotme në kryeqytet do të mbahet një protestë për solidarizim me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Prishtinë ku një 11-vjeçare u përdhunua, vjen një reagim nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ky i fundit përmes një mesazhi në ‘Facebook’ pohoi se mbështeste protestën për mbrojtjen e vajzave dhe grave nga dhuna patriarkale.

MESAZHI I METËS
??❤️?? Mbështes dhe solidarizohem plotësisht me protestën ‘Solidaritet me Prishtinën’ e thirrur sot në Tiranë, në ora 18:30, në sheshin “Nënë Tereza” për mbrojtjen nga dhuna patriarkale të vajzave, grave dhe nënave shqiptare.
Duke ju bashkuar kërkesës legjitime për ndëshkimin më shembullor të autorëve që dhunuan vogëlushen 11-vjeçare në Prishtinë, akt i rëndë që tronditi mbarë shoqërinë shqiptare, si dhe duke shprehur të gjithë mbështetjen time për të dhe familjen e saj, solidarizohem sot me thirrjen për të reaguar fuqimisht ndaj një krimi që nuk duhet të gjejë vend në shoqëritë tona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb