TIRANË

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili deklaron se kryeministri Edi Rama e urren Kosovën dhe e do Serbinë dhe se sot vulosi përfundimisht këtë gjë.

Në një postim në “Facebook”, duke iu referuar deklaratave të Ramës Vasili shkruan se ai përmendi ndihmën e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut gjatë tërmetit, por jo të Kosovës.

Sipas tij, Minishengeni është term ‘Fake’, NewJugosllavia është termi real.

POSTIMI I PLOTË
Rama shet Shqipërinë dhe urren Kosovën, si peng i pazareve politike dhe elektorale me Serbinë!
Sot Rama vulosi përfundimisht urrejtjen ndaj Kosovës dhe për këtë mjaftonte vetëm një frazë që ai tha dhe pikërisht:
“Kur në Shqipëri ra tërmeti, ishin forcat e kërkim shpëtimit nga forcat e rajonit që mbërritën në Shqipëri, ishin dhe ato nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut”.
Të gjithë kanë të skalitur në mendje arritjen e menjëhershme të Forcave Speciale të Kosovës, që shpëtuan dhjetëra jetë njerëzish duke prurë edhe qentë, që zbulonin njerëzit nën rrënoja.
Ky është fakt dhe mirënjohja e shqiptarëve është e përjetshme, kurse Rama ia atribuon Serbisë sepse Serbinë e do dhe i është nënshtruar ndërsa Kosovën e urren.
Minishengeni është term Fake pasi NewJugosllavia është termi real.
Vasali është Rama që zvarritet nga pas, ndërsa Serbia prin përpara.
Si peng i ndereve politike elektorale serbe Rama e trajton Shqipërinë si plaçkë tregu dhe jep gjithçka duke tradhtuar Kosovën si askush në historinë e Shqipërisë.

Përbuzje për NewJugosllavinë e Ramës dhe të tjerëve.
Firmat e Ramës do të mbeten si gjurma të pashlyeshme të tradhtisë më të lartë ndaj Shqipërisë, që nuk ka propagandë, që e mbulon dot.
Rama ky armik i shqiptarëve dhe i Euroatlantizmit nuk e ndryshon dot kurrë vendimin mbarëpopullor të të gjithë shqiptarëve për të parë nga Perëndimi.
Europa e Bashkuar është drejtimi i vetëm pa kthim i Shqipërisë dhe as Rama dhe asnjë pazar qesharak me Minishengen dhe NewJugosllavi nuk e kthen dot.
Këto të fundit shërbejnë vetëm për të zbuluar më shpejt tradhtarët e Shqipërisë!!

Vasili Fb
Vasili Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb