Champions League rikthehet me sfidat e 5-ta në grupe. Pikërisht sot vendoset fati përfundimtar i Inter, që luan në Gjermani një sfidë shumë të vështirë, por që mund të rikthejë shpresën për zikaltërit.

Në rast humbje e barazimi, italianët s’kanë më shanse të kualifikohen, por në rast fitore rifuten në garë për një nga dy vendet e para. Nga ana tjetër Real Madrid i frikësohet Shakhtar Donetsk që në ‘Bernabeu’ e mposhti 2-3. Madrilenët me një hakmarrje sot ndaj ukrainasve sigurojnë kualifikimin.

Në grupin D gjithçka është e hapur teksa Liverpool mund të sigurojë kualifikimin në rast se fiton ndaj Ajax në ‘Anfield’. Nga ana tjetër Atalanta do të përfitojë pasi përballë ka një kundërshtar të lehtë si Midtjylland.

Në grupin A Bayern Munich i ka mbyllur llogaritë duke siguruar vendin e parë dhe kualifikimin, kurse sot ka përballë Atletico Madrid që në 4 ndeshje ka 5 pikë dhe i duhet fitorja, edhe pse i mungon një prej sulmuesve kryesor, Luis Suarez i cili është me COVID-19.

Ndërkohë Manchester City luan sfidën vendimtare për kreun e grupit ndaj Portos edhe pse ka 3 pikë më shumë. ‘The Citizens’ edhe këtë vit janë në superformë me 4 fitore dhe vetëm 1 gol të pësuar, kurse Portos i duhet vetëm një barazim për të siguruar kualifikimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb