Zhvillohet sot samiti i “Open Balkan” që mbahet në Beograd, teksa liderët nisin ditën me një foto zyrtare të përbashkët. Kryeministri Edi Rama do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe zv.kryeministri Nikolla Dimitrov, ky i fundit zëvendëson kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, i cili pak ditë më parë njoftoi dorëheqjen.

Gazetarja Marsela Karapanço raportoi për “BalkaNWeb” se i pari ka mbërritur mikpritësi i samitit, presidenti serbe Aleksandar Vuçiç.

Iniciativa për Bashkëpunim do të mbahet në Pallatin e Serbisë (Bulevar Mihajla Pupina 2).
Takimit të tre zyrtarëve do t’i paraprijë një takim me përfaqësues të kompanive nga Republika e Serbisë, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, si dhe me përfaqësues të Këshillit Atlantik.

PROGRAMI
08.55 Mbërritja dhe foto e përbashkët e zyrtarëve
09.00-10.00 Takimi i zyrtarëve me biznesmenë
10.00-10.30 Takimi i zyrtarëve me përfaqësues të Këshillit Atlantik
Shënim: Kameramanët dhe fotoreporterët do të mund të regjistrojnë fillimin e takimit.
10.30-11.30 Takimi i Presidentit Aleksandar Vuçiç me Kryeministrin
Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin Nikolla Dimitrov
11.30-12.30 Konferencë e përbashkët për shtyp e tre zyrtarëve

Open Balkan
Open Balkan

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb