Mbahet sot seanca e fundit e kësaj legjislature të Parlamentit ndërsa gati gjysma e deputetëve i thonë lamtumirë Kuvendit.

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ku në rendin e ditës janë raportet vjetore të Avokatit të Popullit, Departamentit të Administratës Publike dhe Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e komunizmit.

Po ashtu në rendin e ditës është akti normativ për një shtesë në ligjin për procedurat tatimore dhe disa projektligje të rëndësishme.

Në rendin e ditës janë edhe zgjedhja e anëtarëve zëvendësues për komisioner të KPK dhe komisionerë publikë si dhe zgjedhja e kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: