Sot pritet të mbahet seanca gjyqësore e radhës për Emilajno Shullazin. Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se seanca është parashikuar që të nisë në orën 11:00.

Ndërkohë, nuk dihet nëse do të zhvillohet apo jo seanca, pasi gjykatësja e kësaj çështje, Elteva Temo, u shkarkua për shkak se nuk kaloi dot në Vetting, ndaj mendohet se në 12 tetor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për shkak të problemeve me pasurinë. vend të saj të jetë i pranishëm një tjetër gjykatës. Gjyqi ka dy vite që po shtyhet në apel, duke bërë kështu që të mos ketë një vendim të prerë për çështjen.

Krimet e Rënda dënuan me 55 vite burg Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqja dhe Endit Zela si dhe Blerim Shullazin. Për Shullazin u dha 14 vite burg, ndërsa ai bashkë me bandën e tij akuzohen për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobëvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb