Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, dy krerët e OVL të UÇK-së do të dalin sot para Gjykatës në Hagë.

Seanca pritet të nisë në orën 15:00 teksa Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs sot do të mbajë konferencën e radhës.

Më 30 tetor të 2020 Gjykata Speciale konfirmoi aktakuzat për Gucatin dhe Haradinaj të cilët akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb