Mbahet mesditën e sotme seancë në Gjykatën e Posaçme për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Gjatë seancës prite të që Prokuroria e Posaçme të njoftojë gjykatën në lidhje me hetimet 2 mujore të bëra ndaj Veliajt.

Kryebashkiaku i Tiranës, është arrestuar më 10 shkurt 2025 nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Sipas SPAK, Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, dyshohet se kanë krijuar një mekanizëm për të përfituar paligjshmërisht fonde publike.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb