TIRANE

Përmes një njoftimi Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se sot do të ketë sërish punime në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas ARRSH punimet do të jenë në sensin nga Tirana në drejtim të Durrësit dhe qarkullimi i mjeteve do të bëhet me një korsi.

“Sot datë 27.01.2019 në orën 8:00 vijon puna ?‍?për vendosjen e guardrelave tek City Park km 8.6 në Autostradën Tiranë-Durrës dhe kalimi i mjeteve në drejtim të Tiranës do të jetë përsëri me një korsi në këtë pikë të rrugës.”- bën me dije ARRSH.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ARRSH bëri me dije se përfundoi vendosja e barrierave guardrele tek Fordi km 7.3 dhe qarkullimi i mjeteve bëhet me 2 korsi në drejtim të Tiranës.

Kjo është ndërhyrja e tretë që bëhet në autostradën Tiranë -Durrës brenda pak muajve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb