Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot, më 23 qershor në orën 11:00, për të tentuar për herë të 36-të konstituimin e Legjislaturës së Nëntë. Procesi i zgjatjes së paprecedent është shoqëruar me tensione të brendshme dhe akuza të ndërsjella ndërmjet partive politike për bllokim institucional.

Seanca e fundit, e mbajtur të shtunën, u zhvillua nën drejtimin e deputetit Avni Dehari. Ai përsëriti thirrjen ndaj subjekteve politike që ende nuk kanë propozuar përfaqësuesit e tyre në Komisionin Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, që ta bëjnë këtë, por edhe kësaj radhe nuk pati propozime të reja.

Në mungesë të propozimeve të reja, përbërja ekzistuese e komisionit – e propozuar në vazhdimet e kaluara – iu nënshtrua votimit. Nga 52 deputetë të pranishëm, 51 votuan për, një ishte kundër dhe nuk pati abstenime, çka e hapi rrugën për thirrjen e një seance të re brenda 48 orësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb