Kreu i PD, Sali Berisha është treguar i ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se qeveria Rama mbështetet nga Beogradi , Stambolli si edhe nga Xhorxh Soros.

Më tej ai theksoi se Soros është armiku më i madh i Shqipërisë, ndërsa i bëri thirrje të gjithë emigrantëve t’i bashkohen protestës më 7 korrik, dhe për qytetarët që e kanë të pamundur të jenë fizikisht, Berisha tha se mund përçojnë fjalën e tyre tek familjarët që janë në Shqipëri të bëhen bashke kundër regjimit.

“Në kompleksitetin e detyrimeve të saj. ne do të bëjmë gjithçka për mobilizimin e të gjitha potencialeve tona në Shqipëri dhe jashtë saj. Beteja jonë nuk është e lehtë, është në një shoqëri ku ky regjim ia doli të mbjellë frikën. Ju rikujtoj se statistika treon se në një vit 38 mijë shqiptarë u arrestuan për çështje civile që nuk ndodh kurrë në botë. U arrestuan me qëllimin e vetëm mbjelljen e frikës. Por ne llogarisim mbështetjen tuaj dhe kemi shumë nevojë dhe ju sigurojmë se tani në opozitë dhe nesër në pushtet do të bëjmë gjithçka që potencialet tuaja të përdoren nëpërmjet programeve dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat e këtij vendi. Shqipëria ka nevojë jetike për shtetin ligjor. Shumë shpesh më shtrojnë pyetjen si do u japësh përgjigje këtyre çështje. përgjigja është vendosja e shtetit ligjor në këtë vend, vendosja e votës së lirë e cila është përjashtuar . Sot nuk është më 90 % pushteti i PS, Sot pas marrjes së presidentit është 99.9 % . Në mënyrë imediate ne kemi nevojë për mbështetjen e emigracionit dhe diasporës në protestën e 7 korrikut. Mirëkuptoj pamundësisë së lëvizjes por thirrjet tuaja ndaj familjarëve janë një ndihmë shumë e madhe për suksesin e kësaj lëvizje.

Ne kemi krijuar frontin për shpëtimin e Shqipërisë dhe do të shtrihet në diaspore dhe rajon. Qeveria sot ka mbështetje Beogradin edhe Stambollin, por mbështetja më e madhe tij është Xhorxh Soros. Sot Shqipëria de facto është Republikë e Soros. Të gjitha organizatat e shoqërisë civile të sponsorizuara prej tij janë leva të PS që në vend të shpërbejnë si kanale frymëmarrëse të demokracisë bëjnë të kundërtën e saj. Ky multimiliarder pas largimit të PD nga pushteti e vendosi në kontroll të plotë drejtësisë shqiptare. Sot mund të them se janë 120 mijë dosje që presin për shqyrtim. Shqiptarëve po i mohohet një proces ligjor dhe i rregullt. Sot në saj të gjuetisë së shtrigave Në 2017 kërkova shpallje non grata të këtij armiku të demokracisë shqiptare, sot bën avokatin e Edi Ramës. Unë mbetet i vendosur të mbroj interesin e shqiptarëve duke kërkuar mbështetjen e tyre”, përfundoi Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: