TIRANË

Gazetari Erjon Skëndaj deklaroi nga Spitali Infektiv ose i quajtur ndryshe COVID1 se situata nga pandemia e koronavirusi është sot më e rënduara në 8 muaj.
Ai tha se urgjencat nga Tirana dhe Jugu kanë kaluar të gjitha në Spitalin COVID 2 ose Sanatorium, ndërsa foli për një ezaurim të shtretërve të lirë, raporton “BalkanWeb’.

“Për momentin nuk ka asnjë urgjencë në Infektiv. Sot ka qenë vetëm një urgjencë gjatë kohës që ishe ministrja e Shëndetësisë. Burime nga dy spitalet deklaruan se urgjencat në masë nga e premtja janë referuar në Sanatorium.

Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur për pak minuta 4 urgjenca nga Tirana. Në sanatorium kishin mbetur vetëm 15 shtretër të lirë dhe sot kanë mbërritur rreth 20 urgjenca. Edhe urgjencat e Jugut i kanë kaluar Sanatoriumit’, raportoi Skëndaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb