Të moshuarit dhe familjet me fëmijë deri në 14 vjeç janë ata që përfitojnë sërish sot për të dalë nga shtëpia sipas fashave të orarit. Edhe kjo fundjavë do të ketë të njëjtat rregulla si fundjava e kaluar.

Po kështu sipas MSH gjatë ditës së shtunë do të ushtrojnë aktivitetin marketet dhe farmacitë deri në orën 17:30 ndërsa të dielën do të jetë të mbyllura.

Ndërsa nga dita e hënë do të ketë një tjetër lehtësim masash. Për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i fton qytetarët të respektojnë rregullat, të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë me shumë rigorozitet protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

“Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.
Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40”, apelon MSH.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb