Presidenti Ilir Meta i njohur tashmë si një mbështetës i KF Tiranës ka përshëndetur sot bardheblutë në prag të sfidës ndaj serbëve të Crvena Zvezdës.

Metë shpreson që dy ekipet e mëdha të japin një mbrëmje fantastike ku të mbizotërojnë vetëm vlerat më të mira sportive.

Më tej ai shton se morali tek bardheblutë është i lartë dhe i uron suksese atyre për një kualifikim në raudin e dytë kualifikues për Champions League.

 

 

STATUSI NGA ILIR META ·

Stërvitja e djeshme ka shkuar perfekt dhe morali i ekipit është i lartë!
Suksese kampionëve bardhë e blu⚪? në raundin e dytë kualifikues për Champions League!
Dy ekipe të mëdha që urojmë të na japin një mbrëmje fantastike ku të mbizotërojnë vlerat më të mira sportive.
FORCA TIRONA!?⚪?
JEMI ME TY! ??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb