Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokiratike, Edi Paloka  e ka konsideruar Kuvendin e sotëm si atë të demokratëve të lirë.

Me një postim në Facebook, Paloka u bën thirrje dhe pjeses tjeter te antareve, ti bashkohen PD te rithemeluar sot me vullnetin e shumices perfaqesuese te demokrateve e te mos behen pjese e lojes te atyre qe per karrige jane gati te shkelmojne interesat e demokrateve , per me teper , nga sot, pa asnje tager per te mbledhur Keshillin Kombetar

“Sot Kuvendi i PD , per here te pare u mblodh me kerkese te  delegateve te tij dhe mori vendime historike , te rendesishme ne baze te te cileve qendron rithemelimi i PD. Ne Kuvendin e demokrateve te lire, sot moren pjese nje  numer jo i vogel prej antareve te Keshillit Kombetar. Une ju bej thirrje dhe pjeses tjeter te antareve, ti bashkohen PD te rithemeluar sot me vullnetin e shumices perfaqesuese te demokrateve e te mos behen pjese e lojes te atyre qe per karrige jane gati te shkelmojne interesat e demokrateve , per me teper , nga sot, pa asnje tager per te mbledhur Keshillin Kombetar . Keshilli Kombetar, pas Kuvendit Kombetar eshte organi me i larte i PD dhe antaret e tij duhet te perfaqesojne vullnetin dhe interesat e demokrateve , vullnet qe u shpreh qartazi sot ne Kuvendin per rithemelimin e PD”- shkruan ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: