Çdo mëngjes, për javë të tëra, Ukraina ka njoftuar se korridoret humanitare do të hapen në një numër qytetesh për të sjellë furnizimet e nevojshme dhe për të nxjerrë civilët e bllokuar nga luftimet.

Por në fund të çdo dite, është një histori armëpushimesh që prishen në disa vende, ku korridoret humanitare bombardohen nga ushtria ruse. Teksa sot u arrit marrëveshja për ngritjen e 9 korridoreve humanitare, qyteti jugor i rrethuar i Mariupolit nuk përfshihet as në këtë listë – një vend ku granatimet nuk ndalojnë kurrë dhe banorët kanë mbetur pa ujë dhe ushqim, raporton BBC.

Rusia ofroi këtë javë një rrugëdalje për këtë qytet, vetëm nëse qytetarët dorëzoheshin. Në disa pjesë të Ukrainës, duke përfshirë rrethinat e Kievit, forcat ukrainase tani po rimarrin zonat.

Por Rusia është ende duke sulmuar në vijat e frontit, veçanërisht në jug, ku dëshiron të kapë një korridor tokësor midis Gadishullit të Krimesë dhe Ukrainës lindore, zona që ajo kontrollohet që nga viti 2014.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: