Ka shkuar në 5 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri, kurse raportohet për 104 persona të infektuar me Covid-19.

Ndërsa, autoritetet kanë marrë masa, me qëllim që koronavirusi të mos prekë mjekët dhe të parandalohet përhaphja e virusit vdekjeprurës.

Gazetari Erjon Skëndaj raporton për “News 24” se Ministria ka vendosur që të prekurit të mos shkojnë tek mjeku, por t’iu nënshtrohen filtrave, pasi mund të infektojnë mjekët.

“Sot ka pasur shumë raste. Sot familja me 4 anëtarë nga Vlora u shtrua në spital dhe me sa kam informacion, gruaja është në një gjendje më kritike se të tjerët”, tha gazetari Skëndaj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb