Kolegji i Posaçëm i Apelimit pritet të japë sot vendimin për drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj. Drejtësia është ajo që prej magjistratja e karrierës, e cila ka folur shkurt pak minuta para vendimit. “Pres drejtësi”, tha Imeraj.

Subjekti i rivlerësimit znj. Elizabeta Imeraj paraqiti në seancën e kaluar në mënyrë të detajuar konkluzionet përfundimtare për të tria kriteret e vlerësimit, në referencë të shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik, duke e vlerësuar ankimin si të pabazuar në ligj e prova, dhe si të tillë, të papranueshëm. Subjekti i rivlerësimit deklaroi se gjatë procesit gjyqësor të zhvilluar në Kolegj kishte arritur të provonte me prova dhe argumente shterues, të kundërtën e ankimit.

Në përmbyllje të konkluzioneve përfundimtare, subjekti i rivlerësimit znj. Elizabeta Imeraj dhe avokati i saj, i kërkuan Kolegjit lënien në fuqi të vendimit nr. 363, datë 01.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë sot.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb