Teksa sot zhvillohen në Serbi zgjedhjet, qytetarët serbë janë nisur me autobusë nga Mitrovica e Veriut për të votuar. Ata do të votojnë për zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në Beograd. Janë rreth 6 milionë e gjysmë serbë që do të kenë mundësi të votojnë.

Në këto zgjedhje të Serbisë, shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit garojnë me dy lista dhe pretendojnë të kenë tre deri në katër deputetë.

Aktualisht serbët e veriut po nisen drejt Serbisë me transport të organizuar por nga disa komuna ata do të udhëtojnë edhe me veturat e tyre. Mbrëmë u raportua se në Shillovë të Gjilanit grupe serbësh pritën në radhë për t’u furnizuar me naftë për të shkuar dhe votuar në Serbi, ndërkohë që karburanti u dha falas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb