Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka hedhur votën e tij për zgjedhjet parlamentare.

Limaj para mediave tha se shpreson që zgjedhjet të prodhojnë stabilitet.

“Shpresoj që këto zgjedhje do të prodhojnë stabilitet, siguri dhe qeverisje stabël. Duke mos e mohuar të kaluarën mund të ecim në të ardhmen”, ka shtuar ai. Limaj gjatë votimit ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: