Në Britaninë e Madhe zhvillohen sot zgjedhjet parlamentare të cilat do përcaktojnë cila force politike do të udhëheqë negociatat për daljen e këtij vendi nga BE. Një nga 46.9 milionë qytetarë me të drejtë vote është edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa. Përmes një statusi në Instagram, ajo ka bërë thirrje për pjesëmarrje në votime, ndërsa ka thënë se vota e saj do shkojë për Laburistët.

“Ju lutem zgjohuni dhe votoni sot. Votoni për kë të doni, vetëm votoni. Vota juaj numërohet. Është e rëndësishme ta keni fjalën në të ardhmen tuaj. Vota ime shkon për laburistët”, ka shkruar Dua Lipa në llogarinë personale në Instagram.

Partia Konservatore e kryeministres Theresa May pritet të rrisë numrin e deputeteve në Parlamentin britanik. Sondazhet më 4 qershor e kanë nxjerrë atë në epërsi me rreth 43 përqind të votave, përballë Laburistëve me 36 deri në 37 përqind.
Screenshot007
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: