Sot nisin provimet e Maturës Shtetërore. provimi i parë i Maturës Shtetërore është ai i gjuhës së huaj.

Gazetarja Aurora Golemi raporton për “Balkanweb” se përpara se të futeshin në gjimnaze, maturantëve iu është matur edhe temperatura, për shkak të Covid-19. Ata që kishin temperaturat mbi 37.5 gradë celcius, janë lejuar të hyjnë në provim, por janë futur në një klasë.

Për maturantët janë vendosur rregulla strikte. Ata janë detyruar që të distancimin social. Në klasë nuk lejohen më shumë se 15 nxënës.

Maturantët do të kenë një tezë me 60 pyetje, ku të gjitha janë me alternativa. Korrigjimi do të bëhet me elektronikë. Provimet e MSH finalizohen më datë 18 qershor, me Provimet me zgjedhje. Ministria ka dhënë këto këshillime.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb