Armando Broja është kthyer në një pikë referimi në sulmin e Southampton, ndaj Brentford realizoi golin e tij të 5-të në Premier League. Drejtuesit e klubit, tifozët, trajneri, të gjithë dëshirojnë që Broja të qëndrojë sa më gjatë, madje trajneri Hasenhutl u shpreh publikisht pas sfidës që dëshira e tij por edhe e lojtari është të vijojnë bashkëpunimin, duke i kërkuar pronarit të ri të blejë kartonin e sulmuesit shqiptar, por në Itali kanë një version ndryshe.

Broja Chelsa
Broja Chelsa

Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, Broja do të largohet në përfundim të sezonit, periudhë kur i përfundon kontrata e huazimit, pasi Chelsea po projekton të ardhmen me sulmuesin kuqezi si pjesë të skuadrës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb