Marcus Rashford nuk do të jetë në dispozicion të Gareth Southgate për Itali-Angli, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024 të planifikuar për të enjten më 23 mars në Diego Armando Maradona në Napoli (fillon në 20:45).  Lajmi është komunikuar edhe nga kombëtarja e Tre Luanëve, duke shpjeguar se sulmuesi i Manchester United nuk do t’i përgjigjet thirrjes së trajnerit për shkak të një goditje të marrë gjatë çerekfinales së FA Cup kundër Fulham të dielën.

Trajneri i britanikëve, Southgate do të duhet të heqë dorë edhe nga Nick Pope (portieri i Neëcastle u lëndua gjatë ndeshjes së fundit me Nottingham Forest) dhe Mason Mount, i cili vazhdon procesin e rehabilitimit me Chelsean.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: