Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi deklaroi për “Frontline” në “News24” se partia e tij do të kthehet në Parlamentin e ri që do të krijohet në shtator.

Nga varrezat e Kllogjerit, Idrizi tha se kthimi i PDIU-së në parlament bëhet për të thyer heshtjen për çështje me rëndësi, si çështja çame, apo ajo e Detit dhe ato me interes publik.

“Pse Shqipëria ka zgjedhur Hagën dhe jo Hamburgun?! Kemi nevojë për transparencë. Haga është një gjykatë ku Shqipëria nuk ka ndonjë trashëgimi të mirë. Kujtoj incidentin e Korfuzit. E thotë edhe Gjykata Kushtetuese se diskutimi është për zonën ekonomike. PDIU do të rikthehet në parlament për të bërë transparencë me detyrat e PDIU. Jemi të përcaktuar që të kthehemi në parlament për të thyer heshtjen për çështjen çame. Të gjitha ato çështje që kanë interes publik. Siç është çështja çame, ligji i luftës.”, tha Idrizi.

A do të jetë Shpëtim Idrizi në parlament?
S’mund ta them datën sot, por padyshim që PDIU do të jetë në parlamentin e Shqipërisë, për të thyer heshtjen mbi çështjen çame dhe për të gjithë ata që përbëjnë interes për qytetarët shqiptarë.

Edhe nëse opozita nuk shkon?
Deri më sot nuk kam ndonjë njoftim apo lajm. PD u përfshi në ato proceset zgjedhore dhe s’mundem sot të di se ça do të ndodh. Kjo gjë i përket të ardhmes. Përcaktimi i PDIU dhe fakti i heshtjes që për mua është pranim i asaj që po ndodh në çështjen çame, do të marrin fund ato katër vitet e shkuara.

Roli i PDIU?
Ne e kemi detyrim që të thyejmë heshtjen për çështjen çame, për detin por dhe për atë që përbën interes publik. PDIU do të jetë sovraniste në marrjen e vendimeve të veta. Kohën ase them dot. Jemi pjesë e opozitës shqiptare. Që të jesh në opozitë me maxhorancën dhe të marrësh vendimet e tua. Pjesë e opozitës do të thotë se me këdo që ka zgjedhur PD. Çamëria është krenaria jonë. Nëse mendon dikush se ne shqiptarët e Çamërisë do të lodhemi, ne do të lodhemi të fundit.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb